75 Mall Live Search
15:26 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë një person në Prishtinë, cilësohet vdekje e dyshimtë

Një person ka ndërruar jetë mesditën e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekja është cilësuar e dyshimtë.

“Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull. Me rastin po merren njësitë përkatëse policore”, deklaroi ajo.

Dëshmitarët e rastit i thanë KosovaPress-it se viktima ishte i moshuar dhe po hynte në ndërtesën ku banonte pasi sapo ishte kthyer nga tregu.