Agim Bahtiri fiton bastin që Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë
Ka përfunduar procesi i numërimit të afro 1800 pakove nga diaspora.
Sipas rezultatit përfundimtar, Vetëvendosje doli e para me 1154 vota, që i bie se do t’i ketë 32 ulësve në parlament, përcjellë Indeksonline.
Numrin e deputetëve të VV-së e pati paralajmëruar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit u bë pjesë e partisë së Albin Kurtit.
Bahtiri madje kishte vënë një bast me ish-ministrin, Dardan Gashin. Por, një deklaratë të tillë e kishte dhënë në shumë emisione televizive./Indeksonline/