75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Maliqi, paralajmëron rrezik nga dialogu

Cilido qoftë skenari, mbi të cilin do të zhvillohen bisedimet Kosovë – Serbi, ekziston rreziku real që ideja e korrigjimit të kufijve të rikthehet në tavolinën e diskutimeve.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” publicisti Shkëlzen Maliqi, i cili vlerëson se çështja e Kosovës mund të bëhet pjesë e pazareve të superfuqive botërore, e Rusisë dhe Amerikës.

Deklaratat e qarqeve diplomatike se dialogu Kosovë – Serbi nuk ka vija të kuqe dhe se çfarëdo marrëveshje për të cilën dakordohen të dyja palët është e pranueshme, janë sinjale të qarta se në tryezën e diskutimeve mund të rikthehet ideja e korrigjimit të kufijve në kuadër të marrëveshjes finale mes dy vendeve.