Inspeksioni në hall me taksitë pa leje, konfiskohen targa automjetesh
Taksitë pa leje, të cilët operojnë në Prishtinë do të gjobiten tash e tutje.
Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se këtyre taksive u janë konfiskuar targat dhe janë gjobitur, shkruan Indeksonline.

“Gjoba mandatore dhe konfiskim targash për ushtrim veprimtarie, që të kemi rend dhe rregull në transportin e udhëtarëve”, ka shkruar ai./Indeksonline/