Aksion i policisë dhe Doganës, në tregun e automjeteve
Zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Doganës sot po zhvillojnë një aksion në tregun e veturave në Prizren.
Ata dyshojnë se aty po shiten vetura të pa doganuara dhe pa dokumentacion të rregullt, raporton Indeksonline.
Ende nuk ka të dhëna për konfiskimin e ndonjë veture, mirëpo rezultatet do të bëhen të ditura pas përfundimit të aksionit.
Kontrolle në tregjet e automjeteve policia dhe Dogana…, kanë zhvilluar edhe në të kaluarën në rajone të ndryshme të vendit./Indeksonline/