Ia hedhin 2 granata dore në shtëpi, një gjilanasi i dëmtohet vetura
Disa persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e shtëpisë së një personi, shkruan Indeksonline.
Sipas tij, më këtë rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë.
“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjete shpërthyese (dyshohet dy granata dore) në oborrin e shtëpisë së tij, me ç’rast i është dëmtuar vetura dhe fasada e shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Përveç dëmeve materiale, s’ raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./Indeksonline/