Biletat e takimit Prishtina-Feronikeli, shitën pranë stadiumit “Fadil Vokrri”
Superliga e Kosovës në futboll zhvillon takimet e javës së 14-të, ndërsa kryetakimi i kësaj xhiro zhvillohet në kryeqytet, me Prishtinën që e pret Feronikelin në krizë.
Ndërsa biletat e lojës kanë dalur në shitje përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, raporton indeksonline.
Çmimet e biletave nisën nga 3 euro në lindje, 5 euro në përendim dhe 10 euro në VIP zone.
Feronikeli është kampioni aktual i këtij kompeticioni, ndërsa këto dy skuadra janë ndeshur 20 herë, 8 përballje i kanë fituar “Zejtarët”, 5 hërë fitorën e shijuan Prishtinasit, ndërsa 7 takime kanë përfunduar në paqe./indeksonline/
