Sulmohet me vezë minibiblioteka, në “Dardania” të Prishtinës
Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe libraria “Dukagjini” dje përuruan minibibliotekën e parë në lagjen “Dardania” në kryeqytet.
Ende pa kaluar 24 orë nga hapja e saj zyrtare, persona ende të panjohur kanë hedhur vezë në drejtim të saj.
Organizata ETEA, Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës dhe libraria “Dukagjini” u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos keqpërdorin minibibliotekat dhe të reagojnë ndaj kujtdo që tenton t’i dëmtojë ato dhe t’i njoftojnë për çfarëdo parregullsie në raport me minibibliotekat.
“Minibibliotekat do të ndërtohen dhe edhe nëse rrënohen ato do të rindërtohen, derisa rrënuesit të bëhen lexues”, thuhet në reagimin e Organizatës ETEA, Kuvendit të të Rinjve të Prishtinës dhe librarisë “Dukagjini”.
Ndryshe, së shpejti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së minibibliotekës në lagjen “Ulpiana”.

