75 Mall Live Search
14:33 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Foto e fundit e çiftit të martuar prej 60-vjetësh, vendosi t’i jepte fund jetës s’bashku

Ky imazh emocionues është fotografia e fundit e një çifti që u zotua t’i jepte fund jetës s’bashku, duke marrë një përzierje ilaçesh vdekjeprurëse.

Por njëri mbijetoi dhe tjetri u arrestua.

Foto zemërthyese tregon Mavis dhe Dennis Eccleston në spital të shtrirë pranë njëri-tjetrit, vetëm 20 minuta para se bashkëshorti të vdiste.

Çifti, që jetote së bashku në Cannock, kishte vendosur t’i jepte fund jetës së bashku pas betejës së dhimbshme të Dennisit me kancerin e zorrëve.

Por vajza e tyre Joy Munns i gjeti dhe i dërgoi në spital.

Mjekët arritën të shpëtonin 80-vjeçaren dhe të nesërmen ajo u arrestua me akuzën për vrasjen e bashkëshortit të saj prej 60j vjetësh.

Ajo u mor nga policia me rrobat e saj të spitalit, pantoflat dhe u mbajt në qeli 30 orë.

Tani Joy ka publikuar fotografinë e fundit të prindërve të saj në një thirrje të dëshpëruar ndaj Qeverisë për të ndryshuar ligjet për vdekjen e asistuar.

“A duket nëna jonë 80-vjeçare si vrasëse. Unë dhe vëllai im Kevin kemi vendosur të mbajmë këtë fotografi zemërthyese me gjithë ju. Arsyeja është që të ngrihet vetëdija për atë që kalojnë familjarët kur shohin vuajtjet e njerëzve që duan. Nëna u akuzua për vrasje për tentativë për të kryer vetëvrasje së bashku me babain tonë që vuante nga kanceri,”- tha ajo. “Ai donte që të ikte nga jeta pa dhimbje, dashuria e jetës së saj për 60 vite. Nuk mund ta shihte duke vuajtur. Ishte gati të bënte sakrificën përfundimtare, ti jepte fund jetës së saj. Pse? Për shkak të ligjit në këtë vend. Ajo nuk duhej të akuzohej për vrasje dhe të qëndronte në qeli 30 orë.”