75 Mall Live Search
19:01 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kida publikon këngën e re këtë javë

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi e cila njihet me emrin artistik Kida, është në këngëtare mjaft e talentuar dhe e dashur për publikun, shkruan Indeksonline.

Ajo që nga super hiti “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun nuk ka sjellë ndonjë këngë të re për publikun.

E së fundmi ajo ka vendosur të ndajë me fansat një lajm të mirë për ta.

“Këtë javë…” : ka shkruar ajo duke ju referuar këngës së re që do të sjellë të shoqëruar me videoklip.

Pritet që ky të jetë një nga hitet e radhës nga këngëtarja Kida e cila me këngët e saj kë bërë për vete shumë fansa. /Indeksonline/