75 Mall Live Search
22:12 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

31 vjeçarja falsifikon dokumentet se kinse vuan nga kanceri, mbledh shumë para nga fushata!

Njerëz të shumtë të prekur me sëmundje të rënda, e që financiarisht qëndrojnë keq jo rrallë herë kërkojnë mbështetjen e të tjerve për të vazhduar me kurimin.

31-vjecarja, e identifikuar si Jessica Ann Smith falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj. E njëjta është arrestuar pasi mashtroi shumë njerëz  se kinse vuan nga kanceri sa për të mbledhur para nga fushatat humanitare, shkruan Washington Post-transmeton Indeksonline.

Ajo krijoi dy hapësira për të mbledhur para, njërën në GoFundMe dhe tjetrën në Facebook. Aty deklaroi se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri.

“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë dollarë.

“Ajo i bëri njerëzit të besojnë se ajo kishte një diagnozë shumë serioze të kancerit. Fakti është që ajo nuk kishte kancer, “tha Mike Noone, ndihmësi i parë i avokatit të rrethit Chester, për WPVI. “Ajo përfitoi nga bujaria e njerëzve dhe frika më e keqe e të gjithëve nga një diagnozë e kancerit”

Shumë shpejt, e vërteta u zbulua dhe Jessica ndodhet në rajonin e policisë ku do të marrë dënimin për akuzat e mashtrimit./Indeksonline/