Reali luan “tenis” me Gallatën, PSG kualifikohet në rundin tjetër
Real Madrid ka mposhtur Galatasarayn me rezultat 6-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje shkëlqeu 18 vjeçari, Rodrygo i cili shënoi tri gola dhe një asist.
Golat të tjerë për “Mbretërit” i realizuan Ramos nga penalltia dhe dy Benzema, shkruan Indeksonline.
Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG mposhti Club Brugge me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Icardi.
PSG është e para në grupin A me 12 pikë, Reali e dyta me 7, Brugge në vendin e tretë me 2 pikë derisa Galatasaray e fundit me 1 pikë. /IndeksOnline/