Kur Serbia kryente spastrim etnik në Kosovë, Peter Handke-s iu dha pasaportë jugosllave
Çmimi Nobel për Letërsi që këtë vit iu dha shkrimtarit Peter Handke, ngjalli debate e reagime të shumta në gjithë botën e sidomos në Kosovë e Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan KultPlus.
Peter Handke ka qenë njëri prej atyre që nuk e kishte fshehur adhurimin që kishte për regjimin e presidenit të atëhershem serb, Sllobodan Milosheviçit.
Gazetari i njohur amerikan, Peter Maass, ka vënë në pah se Peter Handkes i është ofruar pasaporta Jugosllave, pikërisht në kohën kur në Kosovë po kryhej spastrim etnik nga regjimi serb
Peter Maass, në llogarinë e tij personale në Twitter, ka bërë një postim, ku shihet një pasaportë jugosllave në të cilën shihet fotografia e nobelistit Handke.
Mass në postimin e tij shkruan: “Pasaporte serbe është lëshuar nga ambasada jugosllave në Vjenë më 15 qershor të vitit 1999. Në anën e majtë të pasaportës, pak sipër fotografisë së Handkes, shkruan se kombësia e tij është Jugosllave”.