75 Mall Live Search
12:56 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Në dhjetor priten zhvillime për vizat!

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është vonuar, por që priten zhvillime në muajin dhjetor.

“Liberalizimi është vonuar dhe jemi të pakënaqur ëqëësht3ë vonuar kaq shumë, por procesi është në finale të vetën . Mund të rezultojë ende nëse jam ende ushtrues detyre, nëse vonohet qeverisja e re nëse jo në ditë te para të Qeverise së re do të kemi liberalizim. Presim zhvillime pozitive në dhjetor për liberalizimin”, tha Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Tutje ai theksoi se nga qeveria e ardhshme priten zhvillime më së shumti në shëndetësi dhe në arsim, sepse sipas tij duhet shumë punë në këto sektorë.

“Qeveria e ardhshme e ka një luks sepse me një gjendje buxhetore stabile borxhi publik është i vogël dhe merr një gjendje në sektor publik të rregulluar me ligjin që nuk e kemi pas. Gjendje stabile në energji dhe në rend e ligj e nuk ka qenë kështu kur kam fillu unë me punë. Por sfidat vazhdojnë”, shtoi ai./Indeksonline/