Aliu elozhe për Veselin, e përkrahë fuqishëm
Kryetari i komunës së Ferizajit nga radhët e PDK-së Agim Aliu, ka dalë në mbështetje të kryetarit të partisë përkatëse.
Ai ndër të tjerash ka lavdëruar Veselin dhe e ka quajtur atë triumfues të lirisë e lider shembullor.
Postimi i Aliut u bë në rrjetin social Facebook, ku mbante të bashkangjitur një foto krahë për krahësh me Veselin.
Ky është postimi i plotë i Agim Aliu-t:
“Triumfi i lirisë e dashuria për atdhe, mes çdo personaliteti politik, bënë dallim e spikat një emër, një familjar e udhëheqës shembullor, Kadri Veselin.
Kryetar, Ferizaj dhe gjithë Kosova ndajnë një vullnet të sinqertë e besëplotë se ju, si në çdo stuhi, do ta nxjerrni Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e vetveten, faqebardhë e krenare!
Çdo gjykatë e nismë e drejtësisë ndërkombëtare, do të ketë një dhe vetëm një përfundim: pastërtinë e luftës çlirimtare, lavdinë e heroizmin e djemve e vashave që mbrojtën me jetë e gjak atdheun.
Mundin e sakrificat tuaja, nuk i
harron Kosova, nuk i tret as koha e as epoka!
Ngadhënjen fitorja e drejtësia, aty ku pakursim, u derdh gjaku për liri.
Me ty, për Kosovën që të njohu gjithmonë si fitimtar!”/Indeksonline/