75 Mall Live Search
18:51 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Koalicioni me VV-në, nesër mblidhet kryesia e LDK-së!

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet nesër për të diskutuar rreth koalicionit me Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Burime të Indeksonline mësojnë se takimi do të mbahet në ora 13:00 në Selinë Qendrore të partisë në Prishtinë.

Përafrimet mes dy partive thuajse janë në fazën finale të përmbylljes.

Vendim që tanimë ka pajtuar këto dy parti fituese është që Qeveria t’i ketë 12 ministri.

Ndërsa, kryeministër do të jetë lideri i LVV-së, Albin Kurti.