75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Hoti: Reformat në Ekonomi, Arsim e Shëndetësi fjalë e përbashkët e LVV-LDK

Ish kandidati i Ldk-së për kryeministër në vitin 2017 dhe njëri ndër figurat më të votuara të kësaj partie ka treguar akordet e arritura mes subjekteve që po mundohen të finalizojnë krijimin e qeverisë.

Hoti përmes Facebook ndër të tjerash ka prekur shumë pika ku Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përputhje solide të temave, në përmisim të shtetit të Kosovës, shkruan indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Avdullah Hoti-t:

” Sot kemi permbyllur diskutimet per pjesen programore te marrveshjes. Jemi dakorduar per reformat kryesore ne ekonomi, punesim, arsim, shendetesi, rend dhe ligj, mbrojtje dhe siguri kombetare, energji, miniera, bujqesi, ujera, infrastrukture, kulture, rini, sport, diaspore, ceshtje sociale. Jemi dakorduar edhe per madhesine dhe strukturen e qeverise dhe per riorganizimin e ndermarrjeve publike dhe agjencive te pavarura.”/Indeksonline/