Ky është numri i votave të ‘drenicakut’ të ‘O sa mirë’, a arriti aktori të bëhet deputet?
Zgjedhjet e 6 tetorit sollën kandidat për depitet nga të gjitha fushat, nga këngëtarë, frizerë, aktorë, modele e sportist.
Në mesin e tyre ishte edhe aktori i ‘O sa mirë’, i njohur me rolin e ‘drenicakut’, Jeton Zogiani.
Ai u bë pjesë e partisë AAK-së dhe hyri në listën për deputet, por ai nuk arriti të fitoj një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Me shpalljen e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shihet se aktori i njohur grumbullojë gjithsej 980 vota./Indeksonline/
