Real Madridi, përgatitet për shkëmbimin e vitit
Real Madridi është i gatshëm t’i ofrojë Tottenhamit James Rodriguez në këmbim të transferimit të Christian Eriksenit në afatin e janarit siç raportojnë mediat në Spanjë.
Erikseni kishte qenë i lidhur me një transferim me Realin gjatë verës, por kishte dështuar për t’u transferuar dhe se mesiguri do të largohet nga Spursat në janar ose verën e ardhshme.
Ndërkohë karriera e Rodriguezit është pothuajse në harresë ku thuhet se ai është i padëshiruar nga trajneri i klubit Zinedine Zidane.