75 Mall Live Search
10:34 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksidenti i rëndë në Podujevë, Policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku mes tri veturave ndodhi në Podujevë pas mesnate. Rreth këtij aksidenti, Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai konfirmoi se nga ky aksident ka pasur të lënduar.

Ja raporti i plotë me detaje:

Me datën 10/11/2019 rreth orës 01:10 ne rrugën Zahir Pajaziti – Podujevë afër Interex-it, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime ku janë te përfshira tri automjete,  dy në levizje dhe nje automjet i parkuar. Auto.1.VW Gollf ngjyrë e bardhe me targa vendore, dhe. Auto.2.Audi 80 ngjyrë e kaltert me targa -KS-, si dhe Auto.3.(e Parkuar) Dacia Sandero  ngjyrë e bardhe me targa vendore. Shkaku i aksidentit dyshohet te jetë mos përshtatja e shpejtësisë. Lidhur me rastin eshte njoftuar edhe prokurori, per procedura dhe vendime te mëtejme sipas ligjit.

…..

Vetëm gjate 24 orëve te kaluara 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ku shkaktarë kryesor vlerësohet te kenë qenë; pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, përdorimi i alkoolit etj.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka ndërmarr masa aktive ne funksion te një sigurie me te madhe neper rrugët tona, me gjithë aktivitetet për parandalim te aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundërvajtësve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetësim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e jetëve njerëzore kërkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshirë institucionet dhe pjesëmarrësit ne trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjeteve. Respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit te automjetit me kushtet ne rrugë, mos përdorimi i alkoolit gjate vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit te telefonave gjatë vozitjes duhet marr parasysh për parandalim te aksidenteve. Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj ndërmarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jet zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesmarrsve tjerë, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve fatale.  

STATISTIKAT 10.11.2019

Aksident me fatalitet  3

Aksident me të lënduar 27

Aksident me dëme materiale 28

Tiketa trafiku të shqiptuara 1260