Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetët sfidë
Fëmijët në Kosovë vazhdojnë të përballen me dhunë në familje, institucione shkollore e shoqëri. Grupet me fëmijë të margjinalizuar, siç janë ata me nevoja të veçanta, e edhe fëmijët nga komunitet pakicë që jetojnë në varfëri, janë ata që më së shumti u shkelen të drejtat.
Kështu thotë për KP, drejtori i organizatës “Save the Children” në Kosovë, Ahmet Kryeziu, sipas së cilit pjesëmarrja e fëmijëve në vendimmarrje mbetët ende sfidë.
Kryeziu thotë se si organizata udhëheqëse në botë për të drejtat e fëmijëve, synojnë që t’i bëjnë të gjithë fëmijët pjesë të sistemit të edukimit dhe shkollimit.
Ai thotë respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë mbetët çështje shqetësuese, ku sipas tij ata janë ende të prekur nga dhuna në fmailje e deri të ajo në institucione shkollore dhe jasht saj.
Kryeziu thekson se çështje tjetër që duhet të adresohet është ndotja e ambientit, ku sipas tij, institucionet dhe prindërit duhet të bëjnë më shumë në mbrojtjen e ambientit, meqë ai prek drejtpërdrejt fëmijët, të cilët po pësojnë më së shumti nga kjo gjendje.
Ai shton se nevojitet një koordinim i institucioneve dhe organizatave, bashkë me fëmijët, që të mund të arrihet të përmirësohet gjendja e fëmijëve sa u përket respektimit të drejtave të tyre.
Organizata botërore për të drejtat e fëmijëve “Save the Children” ka 22 vjet që vepron në Kosovë, ndërkohë që sivjet ka shënuar 100 vjetorin e themelimit.