75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Para se të vijë në Kosovë, Rashica ka një detyrë të fundit me Werderin

Werder Bremen do të ndeshet me Borussia Monchengladbach në kuadër të Bundesligës gjermane me fillim nga ora 13:30.

Klubi gjerman ka publikuar formacionin zyrtar dhe pa dyshim që në të gjendet ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Pas kësaj ndeshje, Rashica do të udhëtojë për në Kosovë për tu përgatitur për dy ndeshjet finale të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Ajo çfarë asnjë shqiptar s’do ta dëshironte është një lëndim i tij në këtë ndeshje./Indeksonline/