75 Mall Live Search
13:27 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Juventus-AC Milan, formacionet e mundshme

Sot do të zhvillohet super derbi në kampionatin italian mes Juventusit dhe AC Milanit.

“Zonja e Vjetër”, kërkon vetëm tri pikë në mënyrë që të jetë përsëri lider në Seria A, ndërsa “rosonerët”, kërkojnë fitore në mënyrë që të fillojnë të rikthehen në formën e duhur.

Juventus vazhdon të jetë i pamposhtur në të gjitha garat, ndërsa Milan në ndeshjen e fundit u mposhtë nga Lazio në “San Siro”.

Te kampioni i Italisë pritet të mungojë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, për shkak se vuan nga një lëndim në gju, ndërsa te “kuq e zinjtë”, priten të jenë të gjithë të pranishëm.