Tender për trajtimin e qenëve endacakë, në Dragash
Komuna e Dragashit ka finalizuar kontratën e radhës për këtë muaj.
Këtë herë, bëhet fjalë për një tender jo shumë të zakonshëm.
Komuna, e cila udhëhiqet nga Shaban Shabani ka në plan trajtimin e qenëve endacakë, shkruan Indeksonline.
Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Kapja , trajtimi , vaksinimi i kafshëve, kastrimi. Sterelizimi qenëve endacakë, lëshimi i qenëve endacak në vendin e kapjes , eutanazia (kryerja e procesit të eutanazosë, transporti dhe groposja) e qenëve endacakë, izolimi ( 72 orë) i qenëve endacakë.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 10.000,00, porse e njëjta është kurorëzuar për shumën prej 7.800,00 euro.
Kontrata në fjalë i është besuar operatorit ekonomik FIDAN KRASNIQI BI SH.P.K. /Indeksonline/