Ende pa u përuruar, dështon fusha e “Arenës Kombëtare”
Me 17 tetor në stadiumin e porsandërtuar “Arena Kombëtare” në Tiranë pritet të zbarkojnë kampionët e Botës, Franca.
Një investim 60 milionësh u testua sot në ndeshjen e femrave në mes të Vllaznisë dhe Apollonisë.
Por fusha e stadiumit të ri lë shumë për të dëshiruar.

Bari menjëherë ka filluar të prishet edhe pse nuk ka pasur një ndeshje me presion të lartë.
Tashmë pritet vlerësimi i UEFA-s nëse do ta lejoj ndeshjen të zhvillohet në këtë stadium. /IndeksOnline/
