75 Mall Live Search
23:27 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Paditet për vonesë në koncert, Madonna: Mbretëresha nuk vonohet kurrë

Madonna po zemëron fansat për shkak të kohës së fillimit në koncertet e saj të fundit.

Mbretëresha e muzikës pop, e cila aktualisht është në turneun Madame X, është paditur për vonesë në fillimin e koncertit.

Në dokumentet ligjore, të siguruara nga TMZ, një mbajtëse e biletave në Florida pretendon se humbi para pasi koha e fillimit të koncertit të Madonna u zhvendos për dy orë.

Mbajtësi i biletave, Nate Hollander, bleu biletat për turneun në gusht, për një shfaqje më 17 dhjetor në Miami Beach.

Hollander, i cili ka bërë padinë, thotë se është qesharake që një shfaqje e mbrëmjes të fillojë në 22.30 dhe gjithashtu i bën biletat e tij më pak të vlefshme. Ai pretendon se ka kërkuar një rimbursim për tre biletat që ka blerë, për 1.024.95 dollarë dhe është refuzuar.