Mourinho: Punë e kryer, Liverpooli kampion në Premierligë
Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho beson se Liverpooli, do të fitojë titullin pas fitores ndaj Manchester Cityt.
“Reds” mposhtën Manchester Cityn me rezultat 3-1 dhe arriti t’i marrë nëntë pikë nga kampioni i Anglisë.
Sipas teknikut portugez çdo gjë ka mbaruar në Kampionatin anglez dhe Liverpooli sipas tij do të jetë kampion i ri.
“Nga pozicioni im mund të them se përfundoi. Vetëm ndonjë lëndim i ndonjë lojtari që mund të prishë balancat e ekipit, por edhe për këtë dyshoj sepse skuadra është e kompletuar dhe është adaptuar me cilësinë e lojtarëve.
Taktikat për Manen e Salahun janë të mira. Puna që bën Firmino për ta është e jashtëzakonshme. City janë të fuqishëm mund të fitojnë 7-9 ndeshje radhazi, por nuk e shoh Liverpoolin që të humbasë shumë ndeshje”, deklaroi ai.
Liverpooli vazhdon të jetë i pamposhtur në Premier Ligë me 34 pikë, tetë pikë larg Leicesteri e Chelsea që janë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa City renditët në vendin e katërt me 25 pikë.