“Llugë” në garën për mbijetesë, fitojnë Vushtrria dhe Flamurtari
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 15-të të Superligës.
Në stadiumin “Ferki Aliu”, Vushtrria ka mposhtur Ferizajn me rezultat 3-1.
Golat për vendësit i shënuan Shala (49′), Raboshta (64′) dhe Ygor (74″), shkruan Indeksonline.
Ndërsa golin e vetëm për Ferizajn e shënoi Karahoda në minutën e 82-të.
Në ndeshjen tjetër, Flamurtari ka fituar në Klinë kundër Dukagjinit me rezultat 1-2.
Golin për vendasit e shënoi Mark Milicaj në minutën e 32-të.
Ndërsa për skuadrën nga kryeqyteti golat i realizuan Shent Kelmendi dhe Gentrit Begolli. /IndeksOnline/