Kjo është arsyeja pse Banorët e Matiqanit janë pa rrymë pothuajse tërë ditën sot!
Banorët e Matiqanit janë duke u pwrballur sot me gjashtë orë ndërprerje të Energjisë Elektrike e cila po vazhdon ende.
Indeksonline ka kontaktuar KEK lidhur me këtë çështje, ku sipas tyre arsyeja e ndërprejrjë së energjisë elektrike ka qenë për shkak të intervenimeve në rrjetin elektrik.
“Te nderuar, ka qene ndërprerje e planifikuar për shkak te intervenimeve ne rrjetin elektrik, per cka kemi njoftuar konsumatorët përmes mediave te premten”, ka thënë zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala për Indeksonline.