75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Eroll Salihu zbulon mesazhin, që kishte marrë nga krimineli Arkan

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur rreth maltretimeve që kanë pasur si futbollistë në kohën e okupimit nga Serbia, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, ai ka thënë se nuk ka dashur të luante për Prishtinën kur president i klubit ishte emëruar Zeljko Raznatoviq apo ndryshe i njohur me nofkën “Arkani”.

“Ai më kishte kërkuar që të luaja për Prishtinën. Por unë i thash vetes, nuk do të luaj kurrë për të. E dija se çfarë krimineli ishte Arkani. Pas luftës, përkatësisht në janar të vitit 2000 ai ishte vrarë në Beograd”, deklaroi Salihu.

Në vitin 1997, ai kishte shkuar në Gjermani për të luajtur në Ligën Rajonale të Wilhelmshavenit.

/Indeksonline/