75 Mall Live Search
12:14 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Grupi Vodafone i rikthehet fitimit

Vodafone, operatori i dytë celular më i madh në botë rriti fitimet për tremujorin e dytë të 2019 pasi situata u përmirësua në Spanjë dhe Itali, ndërsa në Gjermani ka nisur t’i marrë benefitet e para nga blerjet e operatorëve kabllorë.

Kompania raportoi një rritje me 0.3% në gjysmën e parë të 2019-s pas blerjes së aseteve të Liberty Global në Evropë dhe shitjes së operacioneve në Zelandën e Re.

Kompania pret një fitim përpara interesit, taksave dhe humbjeve prej 14.8 deri në 15 miliardë euro për vitin fiskal që do të mbyllet më 31 mars 2020. Kompania më përpara kishte parashikuar fitime midis 13.8 miliardë deri në 14.2 miliardë euro.

Shefi ekzekutiv Nick Readi reduktoi dividendat në maj pas kushteve të vështira të tregut dhe nevojës për të investuar në rrjete dhe frekuenca. Që nga reduktimi i dividendave, firma ka rikuperuar 30% të vlerës së aksioneve.

Në Shqipëri Vodafone po përgatitet për blerjen e operatorit kabllor ABCom dhe hyrjen në tregun e shërbimeve fikse.