Protestë më 23 nëntor, shkak rritja e sigurimeve të veturave
Nga grupi “ speedomaniaks” kanë thënë se do të mbajnë një protestë më 23 nëntor në ora 16, lidhur me rritjen e sigurimeve të veturave në 26 për qind.
Përfaqësuesi i këtij grupi, Besart Jajha, ka treguar në Sytë Shtatë të Klan Kosovës se kjo protestë do të mbahet para Bankës Qendrore të Kosovës.
“Me rritjen në 26 për qind të sigurimeve të veturave nga kompanitë e sigurimit, ne vendosëm të organizojmë një protestë, e cila do të mbahet para BQK-së. Kjo protesë mbahet para BQK-së, e cila u ka refuzuar kompanive të sigurimit kërkesën për rritje në 36 për qind, ku e ka vendosur në 26 përqind”.
Ai bëri të ditur se në këtë protestë do të ketë shumë pjesëmarrë, të cilët do të protesojnë në mënyrë paqësore dhe do t’i aktivizojnë boritë e veturave./Indeksonline/