Mourinho ndahet, pas 30 vjetësh nga guaja!?
Edhe pse gjithmonë e ka përshkruar veten si një burrë të familjes, duket se trajneri i futbollit, Jose Mourinho, ka vendosur të vazhdojë jetën e tij larg Matilda Faria, një grua me të cilën ai ka kaluar 30 vjetët e fundit së bashku me dy fëmijë.
Mourinho u pa këto ditë, duke komentuar në ndeshjen Liverpooli-Manchester City dhe u pa se ai nuk kishte më një unazë martese në gisht, të cilin nuk e kishte hequr 30 vjet.
Ai u xhirua pa unazën e martesës muajin e kaluar kur po shëtiste pranë shtëpisë së familjes së tyre, megjithëse zëdhënësi i tij u tha mediave se gjithçka ishte në rregull me martesën e tij dhe shtoi se “ai thjesht harroi ta vinte unazën në dorë”.

56-vjeçari Jose Mourinho takoi gruan e tij, Matilda, një humanitare të shkëlqyeshme, si adoleshente dhe ka qenë bashkë që nga ajo kohë.
Javën e kaluar, Matilda Faria ishte në New York me fëmijët e tyre, 19-vjeçarin Jose Jr. vajzën Matilda, e cila festoi datëlindjen e 23-të.
Është interesante që çifti nuk është filmuar së bashku që nga shkurti i këtij viti dhe nëse ka spekulime të vërteta që martesa e tyre mori fund, besojmë se ata do të zbulojnë së shpejti.