Rihanna paralajmëron rikthimin
Këngëtarja e njohur, Rihanna është gati për t’u rikthyer fuqishëm dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ylli i muzikës ka kërkuar nga adhuruesit e saj që të kenë durim pasi projektet e reja muzikore janë rrugës, shkruan Indeksonline

“Për të gjithë miqtë, familjen dhe bashkëpunëtorët e mi, më duhet ende disa muajt për të punuar … ju lutem më falni, ky vit ka qenë mbizotërues dhe unë jam duke punuar në atë dhe quhet balancë. Kthehem shpejt”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, 31- vjeçarja gjatë kohës së pauzës në muzikë ka promovuar linjën e saj të make-up dhe veshjet e brendshme./Indeksonline/