75 Mall Live Search
12:45 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Eliza Hoxha për vdekjen e Arzana Krajës: Ma këpute shpirtin!

Lajmi i trishtueshëm i vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja, ka prekur të gjithë.

Për vdekjen e saj kanë ardhur ngushëllime të shumta nga emra të njohur të artit dhe muzikës që përveç bashkëpunëtorë të saj ishin edhe miq të afërm, shkruan Indeksonline.

Për vdekjen e regjisores ka shprehur ngushëllime edhe këngëtarja dhe arkitektja, Eliza Hoxha.

“Ah bre Arzanë kaq herët? Ma këpute shpirtin!. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve”, ka shkruar  Eliza në postimin e saj në Facebook.

Ndryshe, Arzana Kraja më së miri ishte e njohur për filmin e metrazhit të gjatë “Fusha e mëllenjave”.