75 Mall Live Search
16:23 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Partnerit i pëlqen të bëjë foto dhe video gjatë seksit, ç’tregon kjo gjë për ndjenjat e tij?

Fakti që një burrë nuk shijon marrëdhënien, por do që aktin ta dokumentojë me foto e video, mund të bëjë këdo grua ose vajzë viktimë në rrjetet sociale a në faqe pornografike. Po pse ndodh kjo gjë? A mund të mbroheni? Motivet për këtë veprim janë këto si më poshtë:

Narcizisti/ Egoja e tij e tejmbushur vjen e para. Ai nuk e do veten, ai e adhuron vetveten. Ai thjesht pëlqen të rikuperohet dhe më pas të shikojë veten për bukurinë e tij fizike.

Ekzibicionisti/ I pëlqen të shoh veten ndërsa bën seks. Kini kujdes sepse ky lloj dashnori mund të përhap raportin e shfaqjeve tuaja seksuale në internet, konkretisht në faqet pornografike amatore.

Aktori i humbur i pornos/ Duke u rritur me pornografi, nga e cila merr vazhdimisht frymëzim, në ato momente ai identifikon veten me një nga aktorët e pornografisë.  Ai përpiqet që të imitojë të mëdhenjtë e kinemasë së vështirë.

Misogjenisti/ Burri që i urren gratë merr përsipër vetëm që të shijojë aktin dhe më pas të tallet me miqtë dhe të njohurit me partneren, duke treguar fotot apo videot që kanë bërë gjatë aktit. Kjo është larg nga kategoria më e rrezikshme e burrave, sepse ai di shumë mirë se si t’ju mashtrojë dhe t’ju bëjë të bieni në grackën e tij.