75 Mall Live Search
17:13 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gresa Kraja njofton për varrimin e regjisores Arzana Kraja

Pas njoftimit për vdekjen e regjisore, Arzana Kraja, ka reaguar edhe motra e saj, Gresa Kraja.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se regjisorja, tashmë e ndjerë, Arzana Kraja, do të varroset të enjten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Varrimi i saj do të bëhet në orën 14:00.

Postimi i plotë:

Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës sonë të dashur Arzana Kraja.

Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00.

Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”.

Familja Kraja