Për këtë arsye mbetën në terr banorët e Fushë Kosovës sot
Që nga mëngjesi i ditës së sotme në Komunën e Fushë Kosovës ka mungesë të Energjisë Elekrtike.
Banorët e kësaj komune janë ankuar lidhur me këtë gjë.
Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësi e KEDS’it, Viktor Buzhala, i cili ka thënë se ujësjellësi e ka dëmtuar linjën qe furnizon ate pjese prandaj kanë pasur mungesë të energjisë elektrike.
“Ujësjellësi e ka dëmtuar linjën qe furnizon atë pjese. Ekipet e KEDS’it kane dale menjëherë ne vendin e ngjarjes dhe e kane rregulluar gradualisht. Tash shumica e konsumatorëve kane energji elektrike”, ka thënë Buzhala për Indeksonline./Indeksonline/