75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bëhet e ditur, nga KQZ-ja, se sa vota vendvotimesh janë numëruar deri tashti

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur mbrëmë rinumërimi i votave të 1 mijë e 472 vendvotimeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Indeksonlinen se deri tashti ndërrimi i dytë ka rinumëruar votat e 50 vendvotimeve.

“Janë rinumëruar votat e 50 vendvotimeve gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, ka thënë Elezi.

Ndryshe pak ditë më parë PZAP-i mori vendimin për rinumërim e votave të 1472 vendvotimeve, vendim i cili gjeti zbatim të menjëhershëm nga KQZ-ja.

Ky rinumërim pritet të zgjasë deri në tri javë.

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka deklaruar se duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, thotë se procesi i rinumërimit votave të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh./Indeksonline/