75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Një polic grushton në kokë, bark e gjoks 3 persona, në Suharekë

Zyratri policor, XH.K., më 22 gusht 2018 ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet publike, duke keqtrajtuar e fyer rëndë personalitetin e të tjerëve, këtu të dëmtuarve H.G., A.G., dhe Q. Xh nga Suhareka.

Përderisa të dëmtuarit ishin duke hipur në makinën e tyre në parkimin e një restoranti, i pandehuri fillimisht ua kërkon dokumentet e identifikimit, dhe përderisa njëri prej tyre nuk e kishte me vete dokumentin, ai nervozohet dhe e godet në kokë, ku pastaj të tre të dëmtuarit i hip në makinën e policisë, kështu ku edhe gjatë rrugës për në stacionin e policisë, i ofendon e i godet ata.

Sipas njoftimit, pas arritjes në Stacionin policor në Suharekë, i ndan në dhoma të veçanta, ku secilin prej tyre,  i kap për fyti, i shanë e ofendon dhe i godet me  grushte në kokë, bark dhe gjoks, shkruan Indeksonline.

“Pokuroria Themelore e Gjakovës, ka ngritur aktakuzë kundër Xh. K., Komuna Suharekë, për veprat penale: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 198 paragraf 1 të KPRK-së, “ Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 189 paragraf 1 pika 1.1., të KPRK-së, si dhe, “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188 paragraf 1 pika 1.4 të KPRK-së”.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren, Dega Malishevë, që i pandehuri XH. K., të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë./Indeksonline/