Henry emërohet trajner i Montreal Impact
Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry është rikthyer sin ë trajner në MLS kësaj radhe në skuadrën e Montreal Impact.
42 vjeçari i cili ishte ndihmës trajner i Belgjikës ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me këtë skuadër dhe me mundësi vazhdimi për një vit shtesë.
Për këtë ai tha “Është nder të bëhesh trajner i Montreal Impact dhe të kthehesh në MLS”.
Henry ishte futbollist për katër vite në skuadrën e Neë York Bulls, ku bëri 135 paraqitje dhe shënoi 52 gola.
/Indeksonline/.