75 Mall Live Search
18:22 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

QKK mban mbledhje përkujtimore për regjisoren Arzana Kraja

Sot i është dhënë lamtumira e fundit regjisores, Arzana Kraja e cila u gjet dje u gjet e vdekur në banesën e saj.

Varrimi i saj u bë sot në Varrezat e Qytetit në Prishtinë ku të pranishëm ishin familjarë, miq e bashkëputor të saj.

Me këtë rast edhe Qendra Kinematografike e Kosovës do të mban mbledhje përkujtimore për regjisoren e ndjerë.

Përmes një njoftimi për media, QKK ka bërë të ditur që takim përkujtimor don të mbahet nesër në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar.

“Të premten me 15.11.2019 me fillim nga ora 12:00 në Teatrin Kombëtar, komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja”, thuhet në njoftim./Indeksonline/