Kokën lart djelmosha, ju jeni bijtë më të mirë të Kosovës
Kosova sonte i dha fund ëndrrës për një kualifikim direkt në ‘Euro 2020’. Humbja ndaj Çekisë sonte në Plzen ishte fatale për kombëtaren tonë.
Por, përkundër që humbëm, djemtë e kombëtares prapë duhet të ndihen krenar.
Edhe pse kemi humbur, këta djelmosha arritën që emrin e Kosovës ta dërgojnë në majat e futbollit.
Dëshpërimi ishte gjëja e fundit që djemtë më të mirë të Kosovës e merituan.
Ëndrra nuk ka mbaruar, kualifikimin do ta kërkojmë përmes ‘Ligës së Kombeve’. /Indeksonline/