75 Mall Live Search
11:50 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zemaj e uron raportuesin e ri për Kosovën, Peter Beyer

Zëvëndësdrejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Astrit Zemaj e ka uruar zgjedhjen e Peter Bayerit si raportues i ri për Kosovën.

Diplomati shqiptar ka publikuar fotografi ndër vite me Bayerin, duke uruar atë për pozitën e re.

“10 vjet punë, përkushtim dhe miqësi për Kosovën.

Urime deputetit te Parlamentit federal të Gjermanisë, Peter Bayer(MdB-Bundestag), në pozitën e re të raportuesit për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Vazhdojmë drejt synimeve tona për Kosovën evroatlantike”, shkruan Astrit Zemaj në Facebook./Indeksonline/