75 Mall Live Search
13:16 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vojvoda, me fjalë emocionuese pas eliminimit

Kosova u eliminua në fazë të grupeve ndaj Çekisë dhe tashti kualifikimin në Kampionatin Evropian do ta kërkojë përmes Ligës së Kombeve.

“Dardanët” u mposhtën 2:1 në “Doosan arena” të Pelzenit dhe e përjetuan rëndë këtë.

Ai që emocionoi më së shumti ishte Mërgim Vojvoda, i cili nuk i ndali as lotët, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, ai ka postuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram me mbishkrimin emocionues: ” I zhgënjyer dhe i trishtuar nga rezultati, por Zoti e krijoi lehtësinë pas vështirësis. #Mars2020. Faleminderit të gjithë “Dardanëve” në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.  Kosovë të dua!” – ishin fjalët e mbrojtësit të Standard Lieges./Indeksonline/