16:59 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mkhitaran e fajson trajnerin Emery për formën e tij të dobët te Arsenali

Henrikh Mkhitaryan beson se taktikat e Unai Emery te Arsenali e kanë penguar atë për kontributin e tij në skuadrën londineze.

30 vjeçari u dërgua te Roma në formë huazimi pasi që kaloi një formë jo të mirë te Arsenali.

Mirëpo sipas tij për formën e tij të dobët fajtor ka qenë trajner Emery, “Ai i kushtoi më shumë vëmendje taktikës, kështu që roli im ndryshoi”, tha futbollisti.

“Unë po luaja si anësor andaj kjo ndikonte që të mos mund të kontriboja në gola dhe asistime”.

Mkhitaran tha se e ka zgjedhur Romën për arsye që ata i kanë besuar më shumë.

/Indeksonline/.