A do të startojë Kane ndaj Kosovës ? E konfirmon Southgate
Kosova dhe Anglia do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër me fillim nga ora 18:00.
Është ende e paparashikueshme se kush do të startojë nga dy taboret pasi që Anglia ka siguruar kualifkimin dhe Kosova është eliminuar.
Megjithatë, ylli i Tottenham, Harry Kane do të startojë nesër në “Fadil Vokrri”.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate./Indeksonline/