Me valle e tupana anglezët e “kallin” sheshin
Një numër i madh i tifozëve të Kombëtares së Anglisë kanë ardhur në Kosovë të shtunën për të shikuar ndeshjen e madhe Angli-Kosovë, shkruan Indeksonline.
E ata duket se po e shijojnë qëndrimin e tyre në Prishtinë deri në pikë të fundit.
Përveq që janë ndarë të knaqur me mikëpritjen, çmimet e lira të ushqimeve ata tani po i shijojnë edhe traditat e kosovarëve.
Kosovarët po u tregojnë turistëve si si duhet festuar.
Me valle e tupana një grup i tifozëve të anglezëve dhe të rinj kosovarë janë parë duke vallëzuar e festuar në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në video shihet se ata kanë mësuar mjaft mirë hapat e valles./Indeksonline/