75 Mall Live Search
23:43 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘The Guardian’ me shkrim të mrekullueshëm për Kosovën: “Pse kosovarët e duan Anglinë?”

Mediumi gjigant i Britanisë së Madhe, ‘The Guardian’ ka publikuar një artikull fantastik për shtetin e Kosovës.

Në artikullin e përgatitur nga gazetari Nick Ames flitet për historinë e Kosovës dhe se si ka ndryshuar ajo, shkruan Indeksonline.

“Nga banerët për Raheem Sterling deri tek rruga e emëruar me emrin Toni Blair, Kosova është gati t’i ofroj lojtarëve dhe tifozëve anglez një pritje emocionale.”, kështu nisi shkrimi i mediumit britanik

Tutje, aty shkruhej se se Kosova para dy dekadave ishte një ‘xhungël’ e vërtet.

“Roli i Britanisë së Madhe në formimin e koalicionit ndërkombëtar për të ndalur Forcat Serbe, nuk është harruar asnjëherë nga kosovarët. Prandaj rrugët kanë emrin e Toni Blairit dhe Robin Coock, që ishin protagonistë në bërjen e politikave që bën që NATO të bëjë bombardime që të tërhiqen Forcat Serbe.”, thuhej tutje në artikull. /Indeksonline/

https://www.theguardian.com/football/2019/nov/16/the-british-were-our-heroes-why-kosovans-love-the-england-team?fbclid=IwAR1EcL2iehiqiMcTe7acrxy5L55WExuk7fJZJwKDxVjBKivaA6J_rc9mbCI