Kylie Jenner e dëshmon se është një nga femrat më seksi në botë
Ylli televiziv dhe miliarderja 22 vjeçare Kylie Jenner, jo rastësisht konsiderohet si një nga femrat më seksi në botë.
Ajo është motra e të famshmeve Kardashians, madje është një nga femrat më të suksesshme si dhe miliarderja më e re në botë, shkruan Indeksonline.
Me bukurinë e saj dhe format e trupore, ajo ka arritur të marrë një vëmendje të madhe nga publiku dhe mediat rozë, ani pse ajo kritikohet shumë për ‘origjinalitetin’ që ka, si shkas i ndërhyrjeve plastike.
Kylie edhe njëherë e ka dëshmuar se është një super femër.
Kujtojmë që para pak kohe ajo u nda nga i dashuri i saj Travis Scott, me të cilin kanë një vajzë. /Indeksonline/

